Njoftime për Shtyp

Raporti vjetor përmbledhës i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2022

Në zbatim të pikës 2 të Manualit të Monitorimit Vjetor dhe Periodik të miratuar me vendimin nr.134/2018 të Kuvendit të Shqipërisë, ju parashtroj raportin përmbledhës të Raportit Vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2022”, si më poshtë: 
Raporti vjetor mbi gjendjen e kriminalitetit paraqitet në përmbushje të detyrimit të parashikuar nga neni 148/b shkronja “d” i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 104 i ligjit nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
Përgjatë vitit 2022 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 42 % të prokurorëve (rivlerësimi kalimtar). Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj, kodet dhe ligjet në fushën e drejtësisë penale, rekomandimet e institucioneve kushtetuese (rekomandimet e Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave) dhe ndërkombëtare,  si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian. Për të parë të gjithë raportin klikoni në linkun:  Raporti vjetor përmbledhës i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2022