Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm Znj. Arta Marku në Cermoninë e Diplomimit të Magjistratëve

I nderuar Z. Sadushi
Të nderuar të ftuar
Të nderuar magjistratë

Ndihem shumë e privilegjuar që marr pjesë në këtë ceremoni. Madje nuk mund të fsheh as emocionet, pasi edhe unë jam diplomuar dhe i përkas kësaj shkolle.

Pavarësisht emocioneve dhe kujtimeve personale, do doja t`ju thosha se kjo është nje ditë ku ju duhet të festoni. Keni përfunduar me sukses 3 vite jo të lehta. Për të arritur këtë, ju është dashur shumë mund, shumë studim, shumë teste e projekte...kaq shumë punë serioze. Të festoni për rezultatet është shumë e rëndësishme dhe ju bën të ndiheni të qetë dhe të lumtur. Ju ia dolët dhe për këtë meritoni urimet më të mira.

Ka qenë një rrugë e gjatë, përgjatë së cilës unë shpresoj që jeni formuar në aspektin profesional, kulturor dhe në atë personal. Rezultatet janë të dukshme. Ju jeni gati për të qenë gjyqtarë dhe prokurorë. Por më duhet t`ju them se nuk duhet të notoni në vetëkenaqesi, pasi ky nuk është fundi i rrugës. Është fundi i një rrugice dhe fillimi i një rruge tjetër, shumë të gjatë, me shumë sfida e me shumë përgjegjësi. Ju i përkisni një grupi të vogël njerëzish që kanë përfunduar shkollën e Magjistraturës. Keni përftuar njohuri dhe eksperiencë të bollshme gjatë këtij cikli studimesh dhe këto ju bëjnë të ndiheni më të fuqishëm dhe më të përgjegjshëm. Latinët thoshin se “Dija është fuqi”. Është e vërtetë, por deri në një farë mase. Kjo pasi dija eshtë fuqi nëse perdoret, pra nëse ju veproni, por në mënyren e duhur....ATË TË DREJTËN.

Për tu kthyer te sfidat, shumë shpejt do e kuptoni përse e kam fjalën dhe do ndesheni me to. Sistemi, pjesë e të cilit tashmë jeni bërë është në reformë të thellë, dhe për këtë arsye, vështirësitë në punë janë më të mëdha. Por, unë jam e bindur se do ia dilni. Besoj në energjitë e reja që do i sillni sistemit dhe jam e bindur se do të ndikoni në përmirësimin e tij, në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë, gjë që ne e duam të gjithë.
Edhe njëherë Urime e Suksese të Mëtejshme!

 

7m5a5258

7m5a5277

7m5a5302

7m5a5342

10

15

23

26

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.