Një hetim i përbashkët i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Leçes dhe Guardia di Finanzia ka zbuluar një grup personash, të cilët dyshoheshin se trafikonin lëndë narkotike kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, nëpërmjet mjeteve lundruese skaf, me pikënisje zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës dhe destinacion brigjet italiane.

Deri në këtë fazë të hetimit, të paktën 7 persona, nga të cilët 5 shqiptarë dhe 2 italianë, janë ndaluar mesnatën ndërmjet të Premtes dhe së Shtunës, me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda në kuadër të këtij hetimi të përbashkët.
Nga hetimet e deritanishme ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Eduart Sallaku është në krye të këtij grupi kriminal, në rolin e organizatorit të trafikimit të lëndës narkotike nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit.

Gjatë hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit italianë Gianfranco Maiorano (me precedente penal në shtetit Italian, më shumë se një herë) dhe Donato Carlucci, kanë bërë përgatitjet e nevojshme për të trafikuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se shtetasi Eduart Sallaku, në dt. 05.04.2017 është afruar në këmbë pranë bregut të detit dhe ka hipur në skafin në pronësi të shtetasit Lazër Lazri. Të dy kanë pritur ardhjen e një tjetër skafi, të nisur nga Italia, në bordin e së cilit gjendeshin dy shtetasit italianë.

Lazër Lazri është kontaktuar nga shtetasi Vitor Brahja, me qëllim që të ndihmonte në transportimin e lëndës narkotike nga brendësia e pyllit për në bordin e skafit të tij dhe, më tej, ta transportonte në skafin e shtetasve italianë më në brendësi të detit.
Për realizimin e qëllimit kriminal, shtetasi Vitor Brahja ka kontaktuar me dy nipërit e tij shtetasin Jurgen Brahja dhe Gjon Brahja, të cilët, përveç ndihmës në ngarkimin e lëndës narkotike, do të monitoronin dhe zonën përreth për të sinjalizuar më pas Eduart Sallakun për prezencën e forcave policore.  Veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, ndiqeshin në terren nga ana e forcave policore të Kufirit, Durrës. Në bazë të ndjekjes hetimore, rezultoi se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal pikasën lëvizje të Policisë dhe për këtë arsye u konsiderua e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme për shoqërimin e tyre ende pa mbërritur lënda narkotike. Personat e shoqëruar u morën në pyetje nga ana e Prokurorit.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, si edhe të deklarimeve të dhëna nga shtetasit e shoqëruar fillimisht dhe më tej të ndaluar me urdhër të Prokurorit, u krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Në këto kushte, nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda u urdhërua ndalimi i shtetasve:

1. Eduart Sallaku
2. Vitor Brahja
3. Jurgen Brahja
4. Gjon Brahja
5. Lazër Lazri
6. Gianfranco Maiorano
7. Donato Carlucci

Shtetasit shqiptarë janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda në dt. 06.04.2017. Ndërsa shtetasit italianë janë ndaluar në dt. 07.04.2017, të cilët u gjendën në brendësi të pyllit pranë Gjirit të Lalzit. Në këtë operacion u sekuestrua edhe skafi me të cilin do të kryhej trafikimi i lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Denonco

Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucinon publik, të denoncojnë në këtë adrese postare.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa (Tirane)
Tel: 042282000
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.