Kryeprokurorja znj. Arta Marku merr pjesë  në takimin e rradhës  së  Këshillit  Kombëtar të  Integrimit Europian. 
 
Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta  Marku  sot më dt.14.10.2019  mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar  të  Integrimit Europian (KKIE) në Kuvendin e Shqipërisë. Tema e diskutimeve ishte  “Sundimi i  ligjit dhe Progresi i bërë në Luftën kundër Krimit të Organizuar”. Në cilësinë edhe të anëtarit të këtij Këshilli, znj Marku informoi  mbi progresin e prokurorisë si pjesë e sistemit të drejtësisë penale me synim sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave për vitin 2019.

Në fjalën e saj Prokurorja e Përgjithshme  znj. Arta  Marku  tha se  në zbatim të rekomandimit për përparimin e mëtejshëm drejt ndjekjeve dhe dënimeve përfundimtare kundër grupeve të organizuara kriminale, gjatë vitit 2018 në veprimtarinë e prokurorisë evidentohet përparim dhe rritje e numrit të hetimeve proaktive në ndjekjen penale kundër grupeve të strukturuara kriminale, duke përdorur mjetet speciale të hetimit në 64 procedime për veprat penale në fushën e trafiqeve të paligjshme, pastrimit të parave apo krimeve të tjera të rënda.
Lidhur me luftën kundër narkotikëve, treguesit statistikorë evidentojnë tendencë në ulje të numrit të procedimeve të regjistruara, rrjedhojë e goditjes dhe parandalimit të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë gjashtë mujorit 2019 në sajë të përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit (përgjimit të komunikimeve), është mundësuar kryerja e arrestimit/ndalimit të 331 personave të dyshuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në kuadër të 235 procedimeve për këto vepra.

Kryeprokurorja znj. Arta Marku  siguroi  anëtarët e  KKIE se  prokuroria ka marrë rol të rëndësishëm dhe proaktiv, në trajtimin e kërkesave të paraqitura  nga autoritetet gjyqësore të huaja për ekstradimin e shtetasve nga Shqipëria drejt shteteve kërkuese apo për njohjen dhe ekzekutimin në Shqipëri të vendimeve penale të huaja të dhëna ndaj shtetasve shqiptarë.

11

2a

3a

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.