Marrëveshje bashkëpunimi mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) për forcimin e luftës kundër kriminalitetit të kryer nga zyrtarët e lartë të administratës shtetërore, personat e zgjedhur dhe nëpunësit publikë

Tiranë, 09 tetor 2020. Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), përmes të cilës dy institucionet angazhohen të intensifikojnë luftën kundër veprave penale të kryera nga zyrtarët e administratës publike në Shqipëri.

Marrëveshja nxit bashkëpunimin për shkëmbimin e informacioneve për subjektet e deklarimit periodik të interesave private në ILDKPKI, marrjen e masave për plotësimin e rregullt të kallëzimeve penale, kryerjen e hetimeve paraprake, ushtrimin e ndjekjes penale, ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq në afate sa më të shpejta për shkeljet që përbëjnë vepër penale në fushën e deklarimit të pasurisë, konfliktit të interesave dhe veprave penale të tjera që lidhen me detyrën e subjekteve që kanë detyrim ligjor të bëjnë deklarim periodik.

Institucionet angazhohen për bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes tyre në luftën kundër veprave penale të refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim për deklarim, parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal,  i veprave penale të tjera që lidhen me to, si  korrupsioni,  falsifikimet, pastrimi i produkteve të veprave penale dhe veprimtarisë kriminale, etj.

Marrëveshja vjen pas shqetësimit të opinionit publik shqiptar për nivelin e lartë të korrupsionit, vjedhjeve dhe shpërdorimeve të fondeve publike dhe kërkesave të organizmave ndërkombëtarë për forcimin e luftës kundër veprave penale të kryera nga zyrtarët e lartë të administratës shtetërore, personat e zgjedhur dhe nëpunësit publikë në Shqipëri dhe është në përputhje me prioritetet e dy institucioneve

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.