Pezullohet procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë  
 
Tiranë, 18.11.2020.  Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela nisur nga vijueshmëria e gjendjes së epidemisë në vend të krijuar nga përhapja e COVID-19, në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, ka vendosur pezullimin e procedurës së shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shpallur në datë 13.11.2020, deri në një njoftim të dytë.  

Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe siguron mbrojtjen e shëndetit të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve.  

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.