Prokurorët e interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Prokurorisë, jo më vonë se 1 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, paraqesin pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit një kërkesë ku shprehin interesin për të kandiduar dhe dokumentacionin që kërkohet për rivlerësimin, sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Në rast se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk është krijuar ende, kërkesa depozitohet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

Prokurorët e interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, jo më vonë se 1 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit 115/2016 i paraqesin Prokurorit të Përgjithshëm dokumentacionin përkatës, sipas nenit 108 të këtij ligji.

Formularët tip, të parashikuar nga shkronjat “b”, “c” dhe “e”, pika 3, të nenit 108, të këtij ligji, shkarkohen më poshtë.

 

 

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Denonco

Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucinon publik, të denoncojnë në këtë adrese postare.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa (Tirane)
Tel: 042282000
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.