prok 

Zoti Adriatik Llalla është emëruar Prokuror i Përgjithshëm me dekretin e Presidenti i Republikës nr. 7840, dt. 03.12.2012 dhe është votuar në Kuvendin e Shqipërisë më dt. 07.12.2012. Zoti Llalla ka kryer studimet e Larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Drejtësisë, Titulli Jurist. Në muajin Janar të vitit 1998 ka filluar karrierën profesionale si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje. Më pas u emërua Prokuror në këtë Prokurori detyrë në të cilën punoi nga viti 1999‐2002. Nga viti 2002‐2003 ka punuar si Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2003 është emëruar Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier detyrë në të cilën ka punuar deri në vitin 2005. Nga viti 2005‐2008 ka punuar si Zv.Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2006 zgjidhet anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe në periudhën 2007‐2008 ka qënë Kryetar i Këshillit të Prokurorisë.
Gjatë periudhës Tetor 2008 - Dhjetor 2012, zoti Llalla ka ushtruar detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Më datë 4 Maj të vitit 2010 zgjidhet Kryetar i Rrjetit të Ekspertëve të Integritetit, pjesë e të cilit janë institucionet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurive për shtetet e Europës Jug‐Lindore dhe disa vende të tjera të Europës. Në vitin 2011, ka përfunduar Master për “Të Drejtën Penale”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Zoti Llalla ka njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Denonco

Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucinon publik, të denoncojnë në këtë adrese postare.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa (Tirane)
Tel: 042282000
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.