Prokurori i Përgjithshëm Znj. Arta Marku drejtoi tryezën e rrumbullakët mbi “Planin për Strategjinë e Rekrutimit të Koordinatorëve të Viktimave të Krimit”, organizuar nga OPDAT. Të ftuar ishin përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme të Kosovës dhe drejtuesit e prokurorive të rretheve

E nderuar Znj. Pula
I nderuar Z. Kastrati
Të nderuar përfaqësues të OPDAT
Të nderuar drejtues të prokurorive

Ju falenderoj për gatishmërinë që keni treguar për t’u bërë pjesë e diskutimit mjaft të rëndësishëm për rëndësinë e koordinatorëve të viktimave të dhunës dhe për rëndësinë e madhe që paraqet mënyra e rekrutimit të tyre.

Koordinatori është një risi në përbërje të strukturave organike të zyrave të prokurorive. Është kërkesë ligjore e sjellë nga ndryshimet e fundit që i janë bërë Kodit të Procedurës Penale. Me ndryshimet e fundit, viktimës,  është përcaktuar një pozicion procedural i qartë me të drejta të përcaktuara shprehimisht në ligj. Për të kontaktuar me viktimën që në momentet e para, për t’i spjeguar asaj të drejtat dhe detyrimet proceduriale është menduar të jetë koordinatori. Në zbatim të ligjit dhe për ta sqaruar atë është miratuar edhe udhëzimi i Prokurorit të Përgjithshëm nr. 05 datë 26.10.2018 “Për Garantimin e Asistencës ndaj Viktimave dhe Dëshmitarëve të Veprave Penale”.

Por, në fakt, detaje për mënyrën e rekrutimit të koordinatorit nuk jepen as ne ligj, as në udhëzim. Ky problem u ngrit edhe gjatë analizave vjetore, në të gjitha prokuroritë. Kjo me të drejtë, kishte paqartësi për kriteret, mënyrën e përzgjedhjes. Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja e organizimit të këtij takimi. Në takim kemi të ftuar dy profesionistë nga Kosova. Ata do të ndajnë me ne eksperiencën e tyre dhe do të na njohin ne me rëndësinë e koordinatorit të viktimave të krimit në praktikë.

Pas prezantimit të Z. Kosova dhe prezantimit nga Znj. Pula dhe Z. Kastrati, diskutimi do të jetë i hapur dhe secili prej jush mund dhe duhet të japë opinionet e tij lidhur me kriteret e rekrutimit të koordinatorit. Pasi koordinatorët të rekrutohen, është shumë e rëndësishme të trajnohen dhe kjo do të bëhet me ndihmën e vyer të OPDAT.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tirane
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.