Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z.Olsian Çela takon kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri z. Bernd Borchardt

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z.Olsian Çela priti sot në një takim zyrtar kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri z. Bernd Borchardt.

Temë e takimit ishte mbështetja që OSBE ka dhënë dhe po jep për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe projektet në të ardhmen. Në takim u diskutua rreth forcimit të kapaciteteve institucionale përmes rritjes së bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore, objekt I një studimi të kryer nga OSBE. Ky  studim do të pasohet nga një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim implementimin e masave konkrete në këtë drejtim.

Në takim u diskutua edhe mbi aspekte të rëndësishme, të tilla si roli i prokurorisë në fazën zgjedhore apo në  procesin e dekriminalizimit si dhe vlerësimin e  kapaciteteve të saj në perspektivën e reformave ligjore në këtë drejtim.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.