Prokuroria e Përgjithshme organizon Konferencë Ndërkombëtare në datat 23-24 Maj 2017. Të pranishëm drejtues dhe zyrtarë të lartë të Prokurorive Europiane

Prokuroria e Përgjithshme organizon, për herë të parë në Shqipëri, një Konferencë Ndërkombëtare, me praninë e Prokurorëve të Përgjithshëm të rajonit e më gjerë, me temë “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale që përdorin internetin”.

Në Konferencën Ndërkombëtare, e cila do të drejtohet nga Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Adriatik Llalla, krahas kolegëve të tjerë ndërkombëtarë, do të jenë të pranishëm dhe do të referojnë:

1. Z. Gerhard Jarosch, President i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve
2. Z. James Hamilton, Komisioni i Venecias
3. Z. Cataldo Motta, Antimafia e Republikës së Italisë
4. Z. Frederic van Leeuw, Prokurori Federal i Belgjikës,
5. Z. Mehmet Akarca, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë,
6. Z. Aleksandër Lumezi, Prokurori i Shtetit i Kosovës
7. Z. Marko Zvrlevski, Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë

Gjithashtu, në Konferencën e 16-të Europiane Rajonale e Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, do të jenë të pranishëm zyrtarë të lartë të Prokurorisë nga Suedia, Finlanda, Irlanda, Sllovenia, Danimarka, Skocia, Italia, Hungaria, etj.

Konferenca dy-ditore do të zhvillohet në datat 23-24 Maj 2017, dhe fillon në orën 09.00 të ditës së Martë. Konferenca do të organizohet në hotel “Plazza”, kati III, salla “Queen Geraldine”, Tiranë.

Punimet e Konferencës janë të hapura për median.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Denonco

Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucinon publik, të denoncojnë në këtë adrese postare.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa (Tirane)
Tel: 042282000
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.