Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin David Qosaj, i akuzuar për veprat penale të “Vrasja e punonjësve të policisë”, me viktime shtetasin Ardian Kodra; për “Vrasja e punonjësve të policisë”, mbetur në tentativë, ndaj të dëmtuarve V.T. e E.B, si edhe për “armëmbajtje pa leje…”.

Fakti penal në ngarkim të të pandehurit Qosaj ka ndodhur në datë 02.09.2016, në fshatin Torovicë, Lezhë.
Prokuroria për Krime të Rënda ka paraqitur para gjykatës dinamikën e ngjarjes. Sipas rindërtimit të fakteve rezulton se:
Mesditën e datës  02.09.2016, pranë shërbimit të Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë ka mbërritur një telefonatë nga një banor i fshatit Torovicë, i cili ka njoftuar se “..një fqinj i tij, i quajtur David QOSAJ,  ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar me automatik…”.

Duke vlerësuar informacionin, shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga kolegë të  të FNSH Shkodër, janë pajisur me armatimin përkatës dhe me dy blinda janë nisur drejt Torovicës, ku fillimisht kanë marrë kontakt me dëshmitarin S.P., i cili u ka rikonfirmuar faktin e pretenduar në telefon, duke iu treguar njëkohësisht dhe banesën e shtetasit të dyshuar.

Duke parë tashmë më konkretisht situatën dhe rrezikshmërinë e ndërhyrjes për neutralizimin e objektivit është organizuar lëvizja më blinda ku blindi në të cilin udhëtonin dëshmitarët  T.T , viktima Ardian Kodra drejtues mjeti, si dhe punonjësit e policisë, dëshmitarët e dëmtuar E. B. dhe V. T., ka  lëvizur në drejtimin  Veri–Jug, duke patur banesën në krahun e majtë.

Për shkak të  terrenit, pranisë së shkurreve të larta në pjesën pranë banesës  nuk sigurohej fushëpamje dhe shërbimet policore mund të ishin lehtësisht në objektivin e të pandehurit, ndaj  është orientuar nga drejtuesit e operacionit që blindi të zhvendosej disa metra më në jug në një  distancë  më optimale ku dhe fushëpamja ishte më e plotë, duke mbuluar jo vetëm pjesën ballore të objektit, por prej aty mund të kontrolloheshin më mirë rrugëdaljet e mundshme nga banesa.

Pjese e planit operacional ishin lëvizjet e dëshmitarit  T.T  në drejtim të pjesës së pasme të objektit dhe e dëshmitarëve  V.T dhe E.B.,  të pozicionuar në anën e djathtë të blindit të mbrojtur prej tij nga qitjet e të pandehurit, të cilat kanë qënë të herëpashershme por që gjithsesi ky i fundit tashmë ka qënë brënda fushëpamjes se shërbimeve policore.

Gjatë kryerjes së veprimeve të pozicionimit të trupave,s iç edhe u citua më lartë, nga banesa vazhdohej të qëllohej kryesisht drejtë pozicionit ku ndodhej blindi e ndërkohë dëshmitarët  V.T dhe E.B kanë parë drejtuesin e blindit, viktimën Ardian KODRA i cili ka dalë dhe është pozicionuar thuajse përballë banesës, prapa një peme. Lëvizja e trupave të policisë dhe pozicionimi i tyre në pika nga ku objekti ishte tërësisht në kontrollin e tyre ka vënë në lëvizje të pandehurin, i cili tashmë ka shtuar intesitetin e gjuajtjeve drejtë blindit duke shkaktuar atij dëmtime.

Duke parë situatën,V.T. dhe kolegë të tjerë i kanë thënë viktimës që të largohej nga pema, por ai me armë në dorë ka thërritur disa herë emërin e të  pandehurit, i cili tashmë ka ndjerë më afër rrezikun dhe ka qëlluar nga dritarja e katit të dytë të pjesës jugore të banesës me pushëpamje të plotë drejtë blindit dhe sakaq njëri prej plumbave ka goditur dhe Adrianin duke e lënë të  vdekur në vend.

I pandehuri, duke parë intensifikimin e veprimeve nga ana e shërbimeve policore, si dhe duke qënë se nga qitjet ka marrë flakë kati i dytë i banesës së  tij, duke i rrezikuar jetën e  duke mos gjetur mundesi tjetër është  hedhur nga banja për të kaluar më pas tek një parcelë me misër ku dhe ka tentuar të fshihej.

Duke qënë se tashmë ishte bërë dhe individualizimi i plotë i subjektit shërbimet policore kanë ngushtuar rrethimin duke i bërë thirrje të herëpashershme për tu dorëzuar dhe pas disa orësh është bërë e mundur jo vetëm kapja e tij,tek një parcel me misër  por dhe sekuestrimi i armës automatik, me të cilen ai kishte qëlluar drejtë shërbimeve policore.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Denonco

Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucinon publik, të denoncojnë në këtë adrese postare.

publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa (Tirane)
Tel: 042282000
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.