Rihapet procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela rihap procedurën e konkurimit për vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi janë marrë të gjitha masat në mënyrë që e gjithë procedura të bëhet në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke shmangur grumbullimet dhe duke njoftuar paraprakisht sipas listës emërore orarin e votimit të pjesëmarrësve.

Përsa më sipër,  bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ftojmë prokurorët e interesuar nga prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe prokurorët e prokurorive pranë gjykatave të apelit, duke përfshirë edhe prokurorët e prokurorisë së posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që plotësojnë kriteret, të sjellin dokumentet pranë Prokurorisë së Përgjithshme ose në rrugë elektronike në adresën: enkeleida.zotkaj@pp.gov.al   

Prokurori i Përgjithshëm, nisur nga vijueshmëria e gjendjes së epidemisë në vend të krijuar nga përhapja e COVID-19, më datë 18.11.2020, vendosi pezullimin e procedurës së shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, procedurë e shpallur më datë 13.11.2020.

Afati i dorëzimit të paraqitjes së shprehjes së interesit është data 31.12.2020.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.