Takim i  Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela me prokurorët e rrethit gjyqësor Korçë 

Në takimin e sotëm me prokurorët e rrethit gjyqësor Korçë, Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela theksoi rëndësinë e mirëfunksionimit të seksioneve të krijuara për hetimin e krimit financiar, pastrimit të produkteve të veprës penale si dhe konfiskimin e aseteve me origjinë kriminale. Eshtë e domosdoshme që prokurorët të kenë një qasje proaktive në punën e tyre, përmes inicimit të hetimeve nisur nga të dhënat e marra prej çdo burimi, duke përfshire këtu edhe median, ndërkohë që duhet të koordinojnë hetimin me institucionet e tjera, edhe në bazë të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar mes institucioneve.

Ndër të tjera Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela u kërkoi prokurorëve të ruajnë pavarësinë, jashtë çdo ndikimi ndaj faktorëve të ndryshëm. Ata janë prokurorë të Republikës së Shqipërisë dhe kanë detyrimin të rrisin besimin e publikut tek institucioni. Në këtë kuadër, respektimi i udhëzimeve të nxjerra nga Prokurori i Përgjithshëm për marrëdhëniet mes drejtuesve dhe prokurorëve mbetet vital.

Prokurori i Përgjithshëm, vlerësoi si shumë të rëndësishëm procesin që do të nisë për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në prokurori nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP. Ky proces nuk duhet të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm përveç se nga merita profesionale dhe transparenca. Prokuroria e Përgjithshme është duke monitoruar punën e çdo drejtuesi të caktuar përkohësisht dhe për kandidatvt të cilët kanë shfaqur probleme në drejtim gjatë kësaj periudhe do të informojë KLP-në me qëllim rritjen e objektivitetit në procesin e zgjedhjes.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.