Media

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se gjendemi para veprave penale të “Shperdorimi i detyres”, ”Falsifikim i dokumenteve”, “Mashtrim” të parashikuar nga neni 248, 186/2/3, 143/3  i K.Penal.
Më konkretisht nga hetimi ka rezultuar se në drejtorinë vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, në Durrës është regjistruar pasuria me nr.53/126, në zonën kadastrale nr.8518, me numër reference 0037621, me indeks harte DR- RS-16,17, me vol. 134, faqe 23, ne emër të shtetasit Erion Aliko dhe Rakip Haxhi, me dokumente të falsifikuara.

Kjo pasuri është regjistruar në bazë të lejës së legalizimit me nr.220620 datë 25.07.2016 në emër të shtetasve Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu dhe dokumentacioni për regjistrimin e kësaj pasurie gjendej i fotokopjuar ( pra në versionin fotokopje)  dhe jo në origjinal në arshiven e Drejtorisë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, në Durrës (ish ZVRPP Durrës).

Me indeks harte DR-R5-16,17, në emër të shtetasve Erion Përparim Aliko dhe Rakip Haxhi Haxhiu nga pikëpamja e parë  rezulton se është e punuar nëpermjet programit të fotoshopit dhe nuk është pratikë origjinale  dhe as nuk ndodhet në origjinal.

Ndërkohë pesoni i interesuar për përfitimin e kësaj pasurie është shtetasi Iljas Fisheku i cili pretendon se ka paguar parat për legalizimin  dhe blerjen e truallit prej 2000m2 nëpërmjete shtetasve Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu në shumën 13.500.000 leke, shumë e cila asnjëherë nuk është derdhur për llogari të ALUIZN-it. 
Për sa më sipër dhe bazuar në hetimet e kryera me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendimin nr.216/3 datë 10.07.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:
•    Mikel Zaho, banues në Durrës, me detyrë specialist Jurist pranë ASHK Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”  dhe “Falsifikimit te dokumenteve”,  parashikuar nga neni 248,186/3 i Kodit Penal.
•    Iljas Fisheku, banues në Fier, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit te dokumenteve”,  parashikuar nga neni 143/3,186/2 i Kodit Penal.
•    Erion Aliko, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit te dokumenteve”,  parashikuar nga neni 143/3,186/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu me vendimin nr.216/3 datë 10.07.2021 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për të hetuarin:
1.    Rakip Haxhiu banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit te dokumenteve”,  parashikuar nga neni 143/3, 186/2 i Kodit Penal.
Policia e Shtetit në datën 14.07.2021 ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.216/3 datë 10.07.2021.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës po kryhen hetime dhe verifikimet e duhura përsa i përket fitimit të pronësisë mbi sipërfaqe tokë që janë zënë dhe me pas janë përvetësuar në mënyrë të kundraligjshme duke shkaktuar pasoja të rënda në pasurinë shtetërore dhe në komunitet, hetime të cilat përfshijnë dhe nëpunës të institucioneve shtetërore që janë të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme.