Media

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurin A.Th, i akuzuar se ka kryer veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” (Shtuar me ligjin nr. 9086, datë 19.06.2003) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 01.03.2012) parashikuar nga neni 179/a dhe 287 pgr. 2 të Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, procedimi penal nr. 1083 datë 13.06.2020 u regjistrua bazuar në referimin e policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore e Policisë në ngarkim të këtij shtetasi. 

Nga hetimi i kryer dhe me metoda speciale të hetimit ka rezultuar e provuar se i pandehuri A. Th. ka kryer veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” (Shtuar me ligjin nr. 9086, datë 19.06.2003) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 01.03.2012) parashikuar nga neni 179/a dhe 287 pgr. 2 të Kodit Penal.

Në funksion të hetimit të këtij procedimi penal me vendimin nr. 245/5 datë 26.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive për vlerën 498.850 Euro, të cilat janë konstatuar gjatë kontrollit në skaner të automjetit tip Renault me targë TR2046U dhe TR2048U i cili drejtohej nga shtetasi A Th, të fshehura në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios në pesë pako me përmasa të ndryshme të lidhura me një tel dhe një litar me gjatësi 9 metër, të cilat nuk janë deklaruar në pikën e kalimit kufitar.