Media

Zhvillohet analiza vjetore e punës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, sfidat dhe rekomandimet

Në zbatim të detyrimeve që përcakton ligji nr.97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datë 13.05.2025, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridksionit të Përgjithshëm Durrës, u zhvillua analiza vjetore e kësaj prokurorie, me pjesëmarrjen e Prokurorit të Përgjithshëm Z.Olsian Çela, i shoqëruar nga Z.Bujar Sheshi prokuror në Prokurorinë e Përgjithshmë dhe Sekretari i Përgjithshëm Z.Luan Abazi, Zv.Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Z.Erind Gërmenji, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrëz, Z.Vilson Bala dhe nëndrejtori Z.Bujar Deliallisi, përfaqsues i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithhsëm Durrës Z. Rexhep Bekteshi si dhe të gjithë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të kësaj prokurorie.

Në këtë takim, të drejtuar nga Prokurori i Përgjithshëm, Drejtuesja e Prokurorisë Znj.Suela Beluli bëri një prezantim të përmbledhur të të gjithë treguesve të veprimtarisë së punës, drejtimet kryesore të luftës kundër kriminalitetit për vitin 2024, të formalizuara në rekomandimet e Këshillit të Ministrave dhe Rezolutës së Kuvendit për vitin 2024, të cilat janë ndjekur me përparësi nëpëmjet masave administrative siç janë zbatimi i udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm dhe miratimi i Planit të Veprimit me qëllim rritjen e efektivitetit në luftën kundër kriminalitetit, për përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor të prokurorisë, për forcimin e ligjshmërisë, rritjen e efiçencës dhe efektivitetit nëpërmjet rolit aktiv të prokurorit për kryerjen e hetimeve proaktive dhe/ose fillimin/regjistrimin e procedimeve kryesisht, ushtrimin e ndjekjes penale, ngritjen e akuzës dhe përfaqësimin e çështjeve/akuzave në gjyq, për krime të rënda e sensitive, me shtrirje të gjerë e me tendenca në rritje, dhe marrjen e masave për vënien në ekzekutim të vendimeve penale dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tyre, si dhe respektimin e të drejtave të ligjshme dhe lirive personale të individit në procesin penal, ashtu dhe për përmirësimin e koordinimit dhe monitorimit të veprimtarisë së prokurorëve dhe policisë gjyqësore të seksioneve dhe të shërbimeve në strukturat hetimore përkatëse, si dhe për përmirësimin e përformancës dhe mbarëvajtjes së punës administrative dhe funksionale në Prokurorinë e Durrësit.

Pas paraqitjes së treguesve të punës u evidentuan dhe problematikat e hasura gjatë vitit 2024 të tilla si:

  • Cilësia e ulët e kallëzimeve dhe referimeve për veprat penale në fushën e pastrimit te parave dhe krimit ekonomik në përgjithësi;
  • Numër i ulët referimi i veprave penale nga ana e D.R.Tatimeve;
  • Referimet përsa i përket veprave penale në fushën e korrupsionit lidhen vetëm me rastet e flagrancës, ku subjektet janë shtetas ndërkohë që mungojnë rastet e hetimeve proaktive për nëpunës publik apo zyrtarë të administratës;
  • Volumi i madh i punës së prokurorëve, për shkak të referimeve për mbajtje të narkotikëve në doza të vogla dhe për perdorimi vetiak duke sugjeruar që policia gjyqesore duhet të mbajë të dhëna të kartotekës kriminale, te cilat duhet t’i përdorë në funksion të hetimeve duke bërë dallimin e përdoruesve nga shpërndaresit me qëllim efektivitetin e punës në këtë drejtim pasi janë raste të pasuksesshme, që në nisje të tyre;
  • Në rastet e hetimeve të trafikut të narkotikëve nëpërmjet portit të Durrësit, është i domosdoshëm ndryshimi i menaxhimit të informacionit paraprak nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, me qëllim përfshirjen në kohën e duhur të prokurorit në funksion të kryerjes së hetimeve proaktive për kapjen e organizatorëve, financuesve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe përfundimin me sukses të këtyre e çështjeve;
  • Kapërcimi i afateve në hetimin e veprave penale si dhe cilësia e hetimit si në përpilimin e akteve ashtu dhe në mbledhjen e provave nga ana e prokurorëve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.Vonesa në vendimmarrjen e prokurorëve ku shkak ka qenë jo vetëm volumi i lartë i punës për shkak të mungesës së prokurorëve, por edhe mosbërja në kohë e akteve të ekspertimit nga ana e Policisë Shkencore dhe ekspertëve të fushave të ndryshme, gjë e cila ka çuar në zvarritjen e afateve të hetimit përtej përcaktimeve ligjore; dhe
  • Cilësi jo mirë e përpilimit të akteve procedurale nga Policia Gjyqësore si e seksionit të Prokurorisë ashtu dhe të shërbimeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Durrës, si në referimin jo të saktë të veprës penale, marrjes së provave, gjeneraliteteve të subjekteve, veprime të cilat kanë sjellë cilësi të dobët të hetimit dhe zbatimit të ligjit procedurial penal duke e vendosur kësisoj prokurorin në vështirësi në zgjidhjen në kohë të çështjes penale si dhe të kualifikimit të drejtë të veprës penale.

Pas paraqitjes nga Drejtuesja e Prokurorisë së treguesve të punës dhe problematikave të hasura, Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi arritjet e punës së kësaj prokurorie si në drejtim të volumit të punës së përballuar ashtu edhe në drejtim të rritjes së performancës se punës. Nga Prokurori i Përgjithshëm Z.Olsian Çela, u vu në dukje që në zbatim të Rekomandimeve të Këshillit të Ministrave dhe Rezolutës së Kuvendit është domosdoshmëri:

  • Rritja e numrit të procedimeve penale të filluara kryesisht;
  • Rritja e cilësisë së hetimit të krimeve ekonomiko-financiar e sidomos atyre të pastrimit të parave duke shtuar sekuestrimet dhe konfiskimet;
  • Rritja e angazhimit dhe bashkëpunimit të policisë së shtetit në drejtim të evidentimit dhe hetimit të rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike duke marrë parasysh faktin se në qytetin e Durrësit ndodhet porti më i madh i vendit.
  • Numri i lartë i ankesave të qytetarëve të cilët nuk kanë marrë përgjigje dhe informacion për çështjet e tyre, duke tërhequr vëmendjen për përgjigje në kohë të këtyre kërkesave; dhe
  • Rritja e përgjegjshmërisë dhe angazhimit në punë nga oficerët e policisë gjyqësore si në drejtim të shpejtësisë së kryerjes së veprimeve hetimore, por edhe rritjes së cilësisë së tyre.

Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur miratimin e raportit të analizës vjetore të punës për vitin 2024, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, si një raport i cili përmban të gjithë treguesit e veprimtarisë së kësaj prokurorie. Zv.Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Z.Erind Gërmenji përgëzoi ekipin e prokurorëve për rezultatet pavarësisht vakancave në këtë prokurori, duke theksuar se plotësimi i këtyre vakancave është drejt përfundimit.

Drejtuesi i Policisë shprehu vlerësimin e tij pozitiv për punën e prokurorisë, marëdhëniet shumë të mira ndërinstitucionale dhe shprehu angazhgimin e tij me qëllim përmirësimin e cilësisë së referimeve dhe akteve procedur ale si dhe vëmendje të shtuar ndaj veprave penale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.