Media

Prokuroria Elbasan kërkon 23 vite burg për tre persona të akuzuar për vepra penale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve dhe të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit


Në përfundim të gjykimit të ccështjes penale nr.622, të vitit 2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka kërkuar: 

-  Deklarimin fajtor të të pandehurit E. K. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në formën e shitjes në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, “Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në formën e mbajtjes në automjete, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal, “Shkatërrimit të pronës” parashikuar nga neni 150 i K.Penal dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”, parashikuar nga neni 242 i K.Penal dhe në bazë të dispozitave të këtyre neneve dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

-  Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, në formën e shitjes në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, “Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në formën e mbajtjes në banesë parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal, “Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në formën e mbajtjes së municioneve parashikuar nga neni 278/3 i K.Penal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në formën e mbajtjes në banesë parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal dhe në bazë të dispozitave të këtyre neneve dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

-  Deklarimin fajtor të të pandehurit J.Xh. për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimit të krimit”  parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësve të policisë të rendit publik” parashikuar nga neni 242 i K.Penal dhe në bazë të dispozitave të këtyre neneve dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.