Media

Mbi bazën e materialit hetimor të referuar nga policia gjyqësore pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Drejtorinë Rajonale Fier-Berat,  Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka rregjistruar procedimin penal nr.700 të vitit 2021, për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” të prashikuara përkatësisht nga neni 284 dhe 248 të K.Penal

Nga hetimet të kryera me metoda speciale është provuar se,  në disa raste në zonën e Poçemit Mallakastër janë kultivuar bimë narkotike, ku pjesë të  strukturës  së policisë vendore  me veprimet dhe mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin nuk kanë  kryer kontrollin e rregullt të territorit për konstatimin e parcelave me bimë  narkotike duke raportuar në institucionet eprore dhe në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier të dhëna fiktive mbi numrin e parcelave të kultivuara, si dhe nuk kanë kryer asgjësimin e plotë të bimëve narkotike.

 Për personat nën hetim  nga Gjykata së  Shkallës së Parë Fier janë caktuar masat e sigurimit  5 masa sigurimi “Arrest me burg” dhe 3 masa  sigurimi Detyrim për paraqitje në policinë gjyqesore, për punojësit e Policisë së Komisariatit Mallakastër nga drejtuesi I këtij Komisariati, Shefi I hëtimit të krimeve,  Specialist dhe ndihmës të hetimit,si dhe punojës të laboratorit dhe teknologjisë  si me poshte  :

Hetimet per procedimin penal  janë ne vijim.