Media
Takim i drejtuesit të SPAK, Altin Dumani me prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier
Në kuadër të Marreveshjes se Bashkëpunimit midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier u zhvillua takimi mes Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani dhe disa prokurorëve të kësaj prokurorie.
Në fokus të këtij takimi, ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjatë periudhës zgjedhore, kryesisht në vlerësimin me kujdes të shtuar të informacioneve, kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të veprimeve të para hetimore, vënien menjehërë në dijeni të Prokurorisë së Posaçme për veprat penale në kompetencë lëndore të saj, etj.