DEKLARATË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në përgjigje të interesimit të gazetarëve në lidhje me lajmin e shpërndarë sot, sipas të cilit hetues nga Byroja Kombëtare e Hetimit kanë sekuestruar disa fashikuj të çështjeve penale të caktuara pranë kësaj prokurorie, çmon të nevojshme që nëpërmjet kësaj deklarate, të sqarojë publikun se një lajm i tillë i shpërndarë nëpërmjet portaleve apo mediave të caktuara, nuk është aspak i vërtetë. 
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër garanton publikun se do të vazhdojë veprimtarinë e saj, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe legjislacionin në tërësi.