Media
Prokuroria Gjirokastër sekuestron pasuritë e shtetasit K.B., i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen apartamente, troje, ndërtesa e makina
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër sekuestroi pasuritë e shtetasit K.B. dhe familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. ë
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror, realizuar bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër u sekuestruan pasuritë e paluajtshme te këtij shtetasi dhe të familjarëve të tij. Konkretisht:
- Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 42.5m2, në qytetin e Gjirokastrës;
- Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 52.05 m2 , në qytetin e Gjirokastrës;
- Pasuria e llojit “Sipërfaqe ndërtimore” 22.4m2;
- Pasuria e llojit “objekt dykatësh dhe papafingo” me sipërfaqe 393.3 m2, dhe sipërfaqe ndërtimore 131.1m2;
- Pasuria e llojit “Godinë” nga të cilat 235 m2 ndërtesë në Valare, Gjirokastër;
- Pasuria e llojit “Njësi apartament” me sipërfaqe 38.6m2, në qytetin e Gjirokastrës;
- Pasuria e llojit “Truall + ndërtesë” me sipërfaqe trualli 1216 m2 dhe ndërtesë 276 m2 në qytetin e Gjirokastrës;
- Pasuria e llojit “Ndërtesë” me sipërfaqe 30 m2;
- Automjet i markës “AUDI” modeli 4BAACK;
- Automjet i markës “MERCEDES BENZ”;
- Automjet i markës “MERCEDES BENZ” viti 2003;
- Automjet i markës “MERCEDES BENZ” modeli E220 CDI;
- Automjet i markës “MERCEDES BENZ” i vitit 2010;
- Automjet i markës “MERCEDES BENZ” modeli 203;
- Automjet i markës “HONDA CIVIC”;
- Automjet i markës “MITSUBISHI” i vitit 2011; dhe
- Automjet i markës “AUDI Q7” i vitit 2012.
