Njoftime për Shtyp

Hetimet e Prokurorisë/ Caktohet masa e sigurisë ndaj 3 zyrtarëve dhe një shtetasi që falsifikuan dokumentet për të përvetësuar pasuri në shkelje të ligjit


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, me datën 19.10.2020 ka regjistruar procedimin penal nr.6940 për veprën penale të "Falsifikimi i dokumentave" parashikuar nga neni 186 i K. Penal, me kallëzues shtetasin P. B. 
Shtetasi P.B ka kallëzuar shtetasit L.B dhe shtetasin L.L, ku sipas tij është ndodhur përpara një situate flagrante paligjshmërie pasi këta dy persona në bashkëpunim mes tyre, por edhe me persona të tretë, në kundërshtim dhe shkelje të hapur të ligjit kanë përvetësuar pasurinë e kallëzuesit, përmes paraqitjes së fakteve të rreme si dhe duke falsifikuar dokumentet. 
Në vijim të hetimeve nga ana e Prokurorisë dhe më pas të miratuara nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë caktuar masat e sigurisë ndaj shtetasve. Për më tepër https://www.pp.gov.al/Tirane/