Njoftime për Shtyp

Koordinatorët e viktimave, rol proaktiv në mbrojtjen dhe zbatimin e ligjit për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje

10 mars 2022. Koordinatorët e subjekteve me status të posaçëm në Prokurorinë e Përgjithshme, prokuroritë e rretheve gjyqësore dhe Prokurorisë së Posaçme ndoqën trajnimin e parë të zhvilluar nga projekti “Angazhimi proaktiv në mbrojtjen dhe zbatimin e ligjit për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”, që zbatohet nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta.

Informimi, mbrojtja dhe mbështetja e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave përgjatë procesit penal sipas standardeve dhe praktikave më të mira vendase dhe të huaja, ishin në qendër të trajnimit. Drejtorja e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, prokurore Pranvera Pustina vlerësoi se koordinimi i punës midis koordinatorit të viktimave, oficerit të policisë gjyqësore dhe prokurorit është thelbësor në ofrimin e mbështetjes për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.

Prokuroria e Përgjithshme është e angazhuar dhe po bashkëpunon me të gjithë aktorët për  rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional drejt një strategjie të përbashkët për të luftuar këtë fenomen. 

download