Njoftime për Shtyp

Koordinim me zyrën e Këshillit të Evropës në luftën ndaj krimit ekonomik në Shqipëri

Tiranë 14.01.2021. Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela zhvilloi një takim me drejtuesen e Këshillit të Evropës në Tiranë, znj. Jutta Gützkow me objekt koordinimin e aktiviteteve institucionale në luftën ndaj krimit ekonomik. 

Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe goditja e aseteve kriminale do të jenë në fokus të veprimtarisë së prokurorisë për vitin 2021 dhe në këtë kuadër, bashkërendimi i aktiviteteve institucionale me të gjithë organizmat ndërkombëtare që ofrojnë asistencë në këtë drejtim mbetet esencial për sigurimin e rezultateve konkrete. 

Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë dhe Prokuroria e Përgjithshme do të bashkëpunojnë në disa aspekte që synojnë forcimin e mekanizmave institucionale në këtë fushë, trajnimet e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, pjesë e seksioneve të specializuara, si dhe në identifikimin e nevojave për plotësimin e kuadrit ligjor.