Njoftime për Shtyp

Mblidhet Forumi i 4 i Prokurorëve të Përgjithshëm të Ballkanit

Në Sofje, Bullgari, në datat 5-7 tetor, u mblodh Forumi i 4 i Prokurorëve të Përgjithshëm të Ballkanit, me fokus bashkëpunimin në luftën ndaj krimit ndërkufitar.
Në takim u mor angazhimi për rritjen e bashkëpunimit mes prokurorive, me një vëmendje të veçantë në goditjen e krimit kibernetik dhe pastrimit të parave. 
Fuqizimi i kapaciteteve institucionale përmes trajnimeve të përbashkëta, koordinimit të hetimeve përmes komunikimit të shpejtë dhe krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore, u vlerësuan si hapa të nevojshëm në kuadër të forcimit të luftës ndaj krimeve ndërkufitare në rajonin e Ballkanit.