Njoftime për Shtyp
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes prokurorive të Shqipërisë dhe Katarit
Gjatë një vizite në Doha, Katar, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Olsian Çela dhe Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Katarit, Dr. Issa bin Saad Al Jafali Al Nuaimi, nënshkruan në datën 26 janar 2026 një memorandum bashkëpunimi në fushën e veprimtarisë së dy prokurorive.
Pas nënshkrimit të memorandumit, Prokurori i Përgjithshëm zhvilloi një takim me homologun e tij të Katarit, gjatë të cilit nga palët u shkëmbyen mendime mbi një sërë çështjesh me interes të përbashkët si dhe u shqyrtuan mënyrat për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e veprimtarisë së institucioneve përkatëse.
