Njoftime për Shtyp

Njoftim për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve dhe procedurën e organizimit të votimit për përzgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP

Në mbështetje të ligjit nr.115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", neni 279, pika 6 dhe neneve 111 e vijues, pas hapjes se vendeve vakant për tre anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm thërret mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. 

Bazuar në nenin 109, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, u bë verifikimi i plotësimit të kushteve ligjore pas mbylljes së afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, nën përgjegjësinë e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas përcaktimeve të nenit 105, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji, rezultoi se kandidatët që kanë shprehur interesin, për të konkuruar në vendet vakante, plotësojnë kushtet ligjore për të kandiduar si anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë sipas Relacionit nr. nr. 1259/7, datë 27.09.2021.

Njoftohen prokurorët e prokurorive të të gjitha niveleve se mbledhja do të zhvillohet në datën 15.10.2021, në ambientet e “Polit të Drejtësisë”. 
Orari i regjistrimit sipas prokurorive përkatëse dhe procedura e organizimit të votimit dhe mbledhjes gjenden në dokumentin “Për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve dhe procedurën e organizimit të votimit për përzgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP”  

Platformat e paraqitura nga kandidatët i gjeni përmes dokumenteve si më poshtë:  

1 .  Platforma e kandidimit Prokuror Sokol Stojani

2 .  Platforma e kandidimit Prokuror Deniona Katro

3 .  Platforma e kandidimit Prokuror Elona Alvora

4 .  Platforma e kandidimit Prokuror Ludovik Dodaj

5 .  Platforma e kandidimit Prokuror Zeqir Hoda