Njoftime për Shtyp

Përfundojnë trajnimin, 12 oficerë të policisë gjyqësore nisin punën pranë prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm

Tiranë, 21.02.2022.  Prokurori i Përgjithshëm Z.Olsian Çela mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 12 oficerët e rinj të policisë gjyqësore, të cilët do t’i bashkohen prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. 

12 oficerët e rinj përfunduan me sukses trajnimin fillestar 3-mujor për oficerë të policisë gjyqësore. Ata u shpallën fitues nga konkursi i zhvilluar nga Prokuroria e Përgjithshme mes 114 kandidatëve të kualifikuar. 

Prokurori i Përgjithshëm inkurajoi oficerët e policisë gjyqësore në prag të nisjes së detyrës, duke vlerësuar rolin e tyre në krah të prokurorëve tejet të çmuar në përmirësimin e punës në prokurori, përballimin e ngarkesës së madhe të çështjeve në hetim dhe ofrimin e shërbimit efikas ndaj qytetarëve. 

DSCF2149

DSCF2188