Njoftime për Shtyp
Prezantohen në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2025
Në Prokurorinë e Përgjithshme, në mbështetje të ligjit nr.97, datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, u prezantuan sot nga Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2025, në prani të Prokurorit të Përgjithshëm z. Olsian Çela, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z.Altin Dumani si dhe drejtuesve të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm në vend.
Rekomandimet prioritare fokusoheshin në tetë fusha kryesore si, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, forcimi i luftës kundër kriminalitetit, inegriteti, transparenca dhe përgjegjshmëria, eficienca dhe ngritja e kapaciteteve institucionale, përdorimi i metodave bashkëkohore të hetimit, bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.