Njoftime për Shtyp

Prokurorët e Përgjithshëm dhe të Posaçëm të Ballkanit Perëndimor takohen në Tiranë për Forumin e Dytë Konsultativ

Forumi i dytë Konsultativ Rajonal i Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Projekti për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë, u zhvillua më 17 qershor 2025 në Tiranë. 

Prokurorët e Përgjithshëm dhe të Posaçëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën për të ndarë përvojat dhe sfidat e përbashkëta, si dhe për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

Forumi apeloi për një bashkëpunim më të ngushtë rajonal dhe inkurajoi shkëmbimet e drejtpërdrejta ndërmjet partnerëve të Ballkanit Perëndimor. 

Pjesëmarrësit konfirmuan synimet e përbashkëta në luftën kundër krimit dhe theksuan rolin mbështetës që mund të luajnë Eurojust dhe Projekti WBCJ në ndihmë të autoriteteve të rajonit.