Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela merr pjesë në Konferencën e 13 të Rrjetit të Prokurorëve Evropianë

Prokurori i Përgithshëm Olsian Çela po merr pjesë në konferencën e 13 të Rjetit të Prokurorëve Evropianë (Nadal), që po zhvillohet në Vjenë, Austri. 

Çështje kryesore e konferencës është bashkëpunimi mes Zyrës së Prokurorit Publik Evropian dhe prokurorive kombëtare. Kjo zyrë heton dhe ushtron ndjekjen penale për krime që kryhen kundër buxhetit të BE si mashtrimi, korrupsioni etj. 

Krijimi i kësaj zyre përbën një hap të rëndësishëm përpara në krijimin e një zone të përbashkët të drejtësisë penale në Bashkimin Evropian. Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson nisjen e bashkëpunimit me Zyrën e Prokurorit Publik Evropian si hap në rrugën e duhur në procesin e integrimit të vendit në BE. 

Në konferencë u miratua edhe një deklaratë përmes së cilës u shpreh shqetësimi dhe solidariteti me Ukrainën dhe popullin ukrainas, si dhe u dënua agresioni rus dhe krimet e rënda që janë kryer atje. Anëtarët e rrjetit u angazhuan që brenda kompetencave të tyre ligjore, të mbështesin autoritetet ukrainase në mbledhjen dhe sigurimin e provave si dhe në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të rënda të kryera në kuadër të konfliktit të armatosur.

Foto takimi Vjene
Foto takimi Vjene