Njoftime për Shtyp
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela merr pjesë në takimin e përvitshëm që organizohet në Palermo në nder të magjistratit Italian Paolo Borsellino
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela mori pjesë në takimin e përvitshëm që organizohet në Palermo, Itali, në nder të magjistratit Italian Paolo Borsellino.
Në takimin e zhvilluar në datat 18 dhe 19 korrik 2025, ku ishin ftuar përfaqësues të prokurorive nga vende të Evropës dhe Amerikës Latine, u diskutua mbi çështje që lidhen me bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar në kuadër të sfidave që paraqet krimi i organizuar transnacional.
Në fjalën e tij në një nga sesionet e konferencës, Prokurori i Përgjithshëm prezantoi ecurinë e Shqipërisë në drejtim të luftës ndaj pastrimit të parave nga këndvështrimi i prokurorisë.
Ai theksoi progresin e bërë nga Shqipëria vitet e fundit, si dhe bëri një parashtrim të kuadrit ligjor dhe masave administrative institucionale të ndërmarra vitet e fundit, të cilat krijojnë premisat e duhura në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit ndërkombëtar për goditjen efikase të aseteve kriminale që burojnë nga veprimtaritë kriminale.
