Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, takim me Ambasadorin Italian Marko Alberti

Prokurori i Përgjitshëm, Olsian Çela, priti sot në një takim ambasadorin italian në Shqipëri, Marco Alberti. 

Në takim u diskutua mbi nivelin e marrëdhënieve mes autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe italiane, i cili u vlerësua si shumë i mirë dhe me potencial për zgjerim të mëtejshëm. 

Gjithashtu u vlerësua si shumë pozitive edhe mbështetja e deritanishme me ekspertë italianë për fuqizimin e kapaciteteve institucionale përmes projekteve të BE dhe nevoja për vijimin e këtij kontributi në të ardhmen.