Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takon Shefen e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadoren Christiane Hohmann


Prokurori i Përgjithshëm, Z. Olsian Çela priti sot në një takim Shefen e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, znj. Christiane Hohmann. 

Biseda mes palëve u fokusua në ecurinë e reformës në drejtësi, forcimin e shtetit ligjor, rritjen e besimit të publikut dhe rolin e prokurorisë në këtë drejtim. 

Në kuadër të sfidave me të cilat po përballet institucioni, Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi hartën e re gjyqësore si një masë që do të zbusë problemet e krijuara nga vakancat në sistem dhe do të rrisë eficiencën e organit të prokurorisë. 

Në takim u diskutua edhe mbi vazhdimin e mbështetjes nga ana e BE për institucionet e drejtësisë, duke vlerësuar ndërkohë si shumë të rëndësishëm kontributin e prokurorisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë përgjatë procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.  

takim