Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, zhvillon një takim me delegacionin e Eurojust kryesuar nga zv.Presidenti Boštjan Škrlec, prezantohet projekti më i ri

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, pritën sot në një takim, një delegacion të Eurojust të kryesuar nga zv.Presidenti Boštjan Škrlec. 
Biseda mes palëve u fokusua në ecurinë e bashkëpunimit të deritanishëm, i cili u vlerësua pozitivisht nga të pranishmit. 

Në takim, u prezantua projekti më i ri i Eurojust për forcimin e bashkëpunimit në nivel rajonal, përmes krijimit të një strukture të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mundësojë koordinimin e hetimeve mes prokurorive të këtyre vendeve. 

Kryerja e hetimeve paralele dhe ngritja e grupeve të përbashkëta të hetimit, u vlerësuan si instrumentat që do të rrisin efikasitetin e punës së organeve ligjzbatuese në rajon. 
Prokurori i Përgjithshëm, Çela e cilësoi këtë projekt jo vetëm si një mundësi për të zgjeruar hapësirat e bashkëpunimit në luftën ndaj krimit, por edhe si një hap të rëndësishëm në drejtim të integrimit të mëtejshëm të vendit në Bashkimin Evropian.
Projekti do të mbështetet nga ana financiare dhe logjistike prej Eurojust. 

Takimi

Takimi 2

Takimi 1