Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela merr pjesë në Konferencën Evropiane të Prokurorëve në Palermo

Ushtrimi efektiv i profesionit të prokurorit dhe rritja e bashkëpunimit mes prokurorive të vendeve të ndryshme lidhur me promovimin e standardeve evropiane dhe të shtetit ligjor, pjesë e diskutimeve.

Prokurori i Përgjithshëm po merr pjesë në Konferencën Evropiane të Prokurorëve që po zhvillohet në Palermo në datat 5-6 maj. Ky takim është organizuar në kuadrin e presidencës italiane të Këshillit të Evropës dhe është fokusuar në çështje që lidhen me pavarësinë, autonominë dhe llogaridhënien e prokurorëve. 

Pjesë e diskutimeve në këtë Konferencë janë çështje të zhvillimit të standarteve dhe udhëzimeve lidhur me karrierën e prokurorëve dhe ushtrimin efektiv të profesionit të prokurorit si dhe rritjes së bashkëpunimit mes prokurorive të vendeve të ndryshme lidhur me promovimin e standardeve evropiane të shtetit ligjor.
 

8c55fef6-c0c4-4351-82bb-4f861597e100