Njoftime për Shtyp

Prokuroria Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetases A.A., për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurisë së shtetases A. A., për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal

Shtetasja A.A., është bashkëshortja e shtetasit A.N., i proceduar më parë në lidhje me disa grabitje në banesa, banka, arka kursimi dhe automjete. Ky shtetas është autori i dy grabitjeve të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri në vitin 2015-2017 dhe 2019 ku janë marrë një sasi e konsiderueshme parash si dhe autori i grabitjes së parave në Aeroportin Rinas në vitin 2017 dhe 2019.

Nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi paraprak i këtij procedimi penal, si dhe çmuarjes se tyre me objektivitet, arrihet në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të shtetases A.A., dhe familjarëve lidhur me të, dyshohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përfshirë shtetasi A.N., vëllai i tij dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale për të cilën është rregjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek të tretët.

Përfundimisht, organi i akuzës dyshon se pasuritë e krijuara nga shtetasja A.A., dhe familjarët e saj janë të krijuara nga burime të paligjshme, nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave si dhe nuk justifikohen me të ardhurat e realizuara edhe prej aktiviteteve tregtare të rregjistruara ose punësimi i tyre me periudha të pjesshme. 

Këto pasuri të paluajtshme, janë në zotërim të drejtperdrejtë të shtetases A.A., si ish bashkëshortja e shtetasit A. N.

Për këto arsye dhe duke u bazuar në sa më sipër dhe bështetur në nenin 274, paragrafi 1 e 2 e vijues  të Kodit të procedurës Penale.

VENDOSI

Sekuestrimin pranë ASHK Tiranë të pasurive të paluajtshme,  në emrin e shtetases A.A., familjarëve të saj si më poshtë:

- Pasuri nr 3/1205+1-8. ZK 8160, apartament 108.68m2. Rruga “Mihal Grameno”. Tiranë, fituar me k/sh Nr. 6225 Rep. Nr 2871/2 Kol date 26.11.2018; 
 
- Pasuri nr 3/1205-G8, ZK 8160, garazh 14.18 m2, rruga “Mihal Grameno”, Tiranë, fituar me k/sh Nr. 6225 Rep.. Nr 2871/2 Kol date 26.11.2018;

- Pasuri nr 3/1205-G7. ZK 8160, garazh 13.63 m2 , rruga “Mihal Grameno”, Tiranë, fituar me k/sh Nr. 6225 Rep., Nr 2871/2 Kol datë 26.11.2018; 

-Pasuri nr 18/65+1-25. ZK 8642, apartament 71 m2,  Sarandë, Rruga “Butrinti”, përfituar me Kontrate Shitje; dhe 

-Pasuri nr 474/7, ZK 2704, pemëtore 608 m2, “Mjull Bathore-Sauk”. Tiranë, data e lëshimit të çertifikatës 26.06.2020.

Për zbatimin e këtij urdhëri ngarkohen Agjensia Shtetërore e Kadastrës, dhe Oficeret e Policisë Gjyqësore të Seksionit Për Hetimin e Pastrimit të Parave, pranë Drejtorisë Vendore të Policise Tiranë.