Njoftime për Shtyp

Prokuroria e Tiranës lëshon masa sigurie për 38 persona për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie ‘Arrest në burg’ për 38 persona për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, kryer në bashkëpunim parashikuar  nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Pas një hetimi 5 mujor të kryer me metoda speciale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në kuadër të procedimit penal nr.3116, të vitit 2025, u bë i mundur ekzekutimi i këtyre masave. 
Aktualisht është ekzekutuar masa për 28 persona. Ndërkohë që gjatë periudhës së proçedimit të kryer nga ana e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë.
Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, ndërsa puna vijon me ekzekutimin e masës së sigurimit personal për 13 persona të cilët janë shpallur në kërkim.
Gjatë arrestimeve u sekuestruan edhe 2.4 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; 300 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa; 16 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit ‘Resin’, (çokollatë) material i bimës narkotike cannabis sativa, 22 kg vaj cannabis sativa, 4 automjete; 28 aparate celularë, 2 peshore elektronike, 118.900 euro, lekë me bojë, dyshuar të vjedhur nga bankat, si dhe armë gjahu.