Njoftime për Shtyp

Raportimi vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021” në Kuvendin e Shqipërisë

E nderuar kryetare
Të nderuar deputetë


Në përmbushje të detyrimit të parashikuar në nenin 148/b shkronja “d” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 104 të ligjit nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, kuvendit i është paraqitur  raporti vjetor mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021. Në vijim po ju parashtroj  një përmbledhje të pikave kryesore të këtij raporti. 

•    TREGUESIT KRYESORË 

Gjatë vitit 2021 prokuroria ka trajtuar në total 61015 materiale  , që përbën një rritje prej 4,35 % në krahasim me vitin 2020. Janë ndjekur nga prokurorët 47512 procedime penale, me  një rritje prej 5,97 % në krahasim me një vit më parë, nga të cilat 28368 janë procedime penale të regjistruara në 2021, edhe këto me  një rritje prej 1,71 %. Ndërkohë rezulton një rritje  e procedimeve penale të mbartuara në masën 11,65 %. Prokuroritë kanë vendosur mosfillimin e procedimit për 13503 referime dhe kallëzime penale.  Për me tepër klikoni në linkun:

Raportimi vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021” në Kuvendin e Shqipërisë