Njoftime për Shtyp

Rritje e bashkëpunimit mes autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe holandeze

Tiranë, 05 prill, 2021. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u takua me Ambasadorin e Holandës në Shqipëri Reinout Vos me të cilin diskutuan mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre holandeze. 

Nisur nga eksperienca mjaft pozitive e viteve të fundit bashkëbiseduasit ndanë mendimin se bashkëpunimi mes dy vendeve tona mund të thellohet më tej në nivelin operacional dhe atë juridiksional. 

Prokurori I Përgjithshëm e njohu ambasadorin e Holandës me prioritetet e punës së Prokurorisë së Përgjithshme dhe masat që po ndërmerren krysisht sa I takon fenomenit të pastrimit të parave dhe dhunës me bazë gjinore.

IMG 5280