Njoftime për Shtyp
Shpёrndanin drogё nё Tiranё tё Re, Kombinat e Selitё, hetimet e Prokurorisё Tiranё çojnë në arrestimin e dy tё rinjve, sekuestrohet droga
Dy tё rinj 27-vjeçarё u arrestuan pas hetimeve disa mujore tё Prokurorisё pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tё Pёrgjithshёm, Tiranё pasi shpёrndanin lёndё narkotike me doza nё disa zona tё kryeqytetit, Tiranё e Re, Kombinat dhe Selitё.
Pas hetimeve të ndjekur me metoda proaktive, në vijim të operacioneve kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, nё bashkёpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve nё Policinё e Shtetit, u arrestuan teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit - Pezë”, dhe u vunë në pranga shtetasit B. A., 27 vjeç dhe R. S., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.
Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rrjet kriminal.