Njoftime për Shtyp

Shpërdoruan detyrën, Prokuroria Tiranë kërkon arrestimin e 18 punonjësve të sistemit të burgjeve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka filluar procedimin penal për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, parashikuar nga nenet 248, 324/a/2 të K.Penal për 18 shtetasit e ngarkuar me detyra shtetërore në IEVP Fier.

Ky procedim, ka filluar mbi bazën e referimit nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm në Sistemin e Burgjeve, në përmbushje të objektit të veprimtarisë të përcaktuar në nenin 2 të ligjit nr. Nr. 9397, datë 12.5.2005 “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve”, me qëllim “...parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi paraprak i veprimtarisë kriminale, të kryer nga punonjës të Policisë së Burgjeve.” 

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore nga policia gjyqësore edhe pranë IEVP Fier, në lidhje me të dhënat e grumbulluara, u krijuan dyshime të arsyeshme se në atë institucion janë kryer veprime të kundraligjshme që plotësojnë elementët e figurës së disa veprave penale dhe konkretisht; Për më tepër klikoni https://www.pp.gov.al/Tirane