Njoftime për Shtyp

Vizitë studimore e prokurorëve shqiptarë në Holandë, shkëmbim përvojash dhe forcim i bashkëpunimit mes prokurorive

Njëmbëdhjetë prokurorë nga prokuroritë shqiptare të juridiksionit të përgjithshëm dhe nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) morën pjesë në një udhëtim studimor në Holandë, në kuadër të projektit “PEOPLE” i financuar nga Ambasada Holandeze dhe i zbatuar nga CLCI.
Shkëmbimi i përvojave mes kolegëve nga Holanda në Rotterdam, Arnhem dhe Hagë ishte shumë i dobishëm dhe kontribuoi jo vetëm në zhvillimin e kapaciteteve të pjesëmarrësve, por gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit dy-palësh mes prokurorisë holandeze dhe asaj shqiptare.