Njoftime për Shtyp

Zëvendëspresidentja e Zyrës së Policisë Federale Gjermane takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti në një takim një delegacion të Zyrës së Policisë Federale Gjermane, të kryesuar nga zv.Presidentja Martina Link. 
Takimi u fokusua në vlerësimin e bashkëpunimit të deritanishëm dhe perspektivat e forcimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen. 
Nga të dy palët u mor angazhimi për vijimin e mëtejshëm të punës së përbashkët, përmes përmirësimit të koordinimit në fazën e hetimeve, shkëmbimit të shpejtë të informacionit si dhe vendosjes së fokusit në fushat e krimit kibernetik dhe goditjes së aseteve me origjinë kriminale.