Kabineti

matild

Matilda Duri

Këshilltare për median

Kabineti i Prokurorit të Përgjithshëm

Matilda Duri është Këshilltare për Median e Prokurorit të Përgjithshëm që prej vitit 2019. Ajo ka punuar në media dhe fushën e komunikimit që prej vitit 2000, si gazetare për çështjet social-ekonomike dhe si konsulente pranë organizatave të ndryshme për Komunikimin dhe Marrëdhëniet me Publikun.

Ajo është lektore e ftuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës për lëndën “Komunikimi në Biznes” dhe trajnere pranë Shkollës së Administratës Publike.

Znj. Duri është diplomuar në Fakultetin e Histori-Filologjisë, UT, Dega “Gazetari” (1999-2003) dhe ndjek studimet master pranë Rome Business School, dega “Menaxhimi i komunikimit në korporatë”. Ajo ka një eksperiencë të gjatë në median e shkruar dhe atë elektronike si folëse lajmesh dhe gazetare për çështjet social-ekonomike pranë Radio “+2”, “Vizion +” TV, “Top Channel TV”, Revista “Monitor”.

Ka punuar si Këshilltare pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit (2014) dhe shefe e sektorit të medias pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (2006-2010). Është autore e shumë strategjive të komunikimit dhe zbatimit të tyre pranë projekteve të financuara nga BE, UN e shoqërisë civile. Matilda është autore e disa skenarëve dokumentarësh dhe ka moderuar aktivitete e konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.