Media

Në datë 25.10.2021, ora 13.30, u  realizua aktiviteti  "Ditës së Hapur" në institucionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan në bashkëpunim me Organizatën “Në familje për familjen. Në aktivitet morën pjesë:

- Të rinjtë e Këshillit Rinor, strukture komunitare e Bashkisë Elbasan 
- Z. Kreshnik Ajazi - Drejtues i Prokurorisë Elbasan
- Z. Gentian Habazaj - Zv/drejtues i Prokurorisë Elbasan
- Znj.  Ermira Tafani - Drejtuese seksioni Prokuroria Elbasan
- Znj. Lorena Musai - Oficer i policise gjyqesore Prokuroria Elbasan
- Znj. Kristina Krekra - Komisariati teknik i KVSP - Bashkia Elbasan
- Përfaqësues të organizatës "Në familje, për familjen"

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e të rinjve me punën dhe rolin e institucionit të Prokurorisë në lidhje me sigurinë publike. 

Nga ana e institucionit të Prokurorisë u një prezantim i detajuar i rolit të institucionit me qëllim hetimin e veprave penale për të mbrojtur të drejtat dhe jetën e qytetarëve. Ndër çështjet me interes për të rinjtë ishin veprat penale të kryera më së shumti nga të rinjtë, masat e dënimit  të kërkuara për këto vepra, etj.  Të rinjtë paraqitën pranë përfaqësuesve të institucionit perceptimet e tyre mbi sigurinë publike në qytetin e Elbasanit, mënyrën sesi mediat e përcjellin kriminalitetin dhe imazhin që kjo krijon te opinioni publik. Një fund të takimit të rinjtë u ftuan të bashkëpunojnë në parandalimin e sjelljeve kriminale duke treguar gjithësecili shembullin e vet pozitiv.