Media


 Në kuadër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, me iniciativën e Drejtuesit të Prokurorisë Z. Kreshnik AJAZI organizoi një takim me studentët e Programit të Integruar në Drejtësi, në Fakultetin Ekonomik Elbasan. 

Pjesmarrës në këtë takim ishin:
Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Znj. Matilda Fetau,
Zëvëndës Drejtuesi i Prokurorisë Z. Gentian Habazaj,
Oficere e Policisë Gjyqësore Znj. Lorena Musai
Koordinatore për Subjektet me Status të Posaçëm Znj. Armida Halili
Pedagogë të departamentit të Programit të Integruar në Drejtësi Z. Arbër Gjeta dhe Z. Artan Spahiu. 

Fjala e mbajtur nga Drejtuesi i Prokurorisë për këtë rast ishte:
Njëqind e nëntë vjet më parë, më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e Zhurisë”, si aktin e parë juridik për krijimin e organeve kryesore të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe riorganizimin e pushtetit gjyqësor.
    Që nga ai moment Shqipëria ka ndërmarrë në mënyrë të vazhdueshme procese të trasformimit të sistemit të drejtësisë me qëllim, përmirësimin dhe perfeksionimin e saj në drejtim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve. 
    Falë reformës në drejtësi, aktualisht, drejtësia ka një qasje të re për një sistem të pavarur, të paanshëm, llogaridhënës dhe efiçent ndaj qytetarëve.
Në kuadër të kësaj reforme politika që ka ndjekur Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka pasur në fokus kryesor, viktimat vulnerabël, ato që pësojnë cënime në të drejtat dhe liritë e tyre për shkak të gjinisë së tyre si dhe të miturit, etj.

Përgjatë viteve të fundit me iniciativë të Drejtuesit të Prokurorisë Z. Kreshnik AJAZI janë nënshkruar marrëveshjet me objekt koordinimi dhe bashkëpunimi për referimin e rasteve të të miturve në konflikt me ligjin dhe të miturve viktima, të dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore, si një gangrenë e shoqërisë shqiptare.
Objekti i këtyre marrëveshjeve është koordinimi i punës dhe bashkëpunimi midis institucioneve, për të adresuar rastet e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, përmes një mekanizmi referimi. 

Prokuroria Elbasan është pjesë e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP) në Bashkitë e Qarkut Elbasan, ku është bërë ngritja e sekretariatit teknik për trekëndëshin Polici – Prokurori – Bashki, të cilët janë ndër aktorët kryesorë, për rritjen e transparencës, por edhe nxitjen e urave lidhëse të komunikimit midis të gjithë aktorëve, për të kontribuar në përpjekjet e "të gjithë shoqërisë" për të identifikuar, kuptuar dhe lehtësuar parandalimin e sjelljeve kriminale në komunitetet e tyre, si edhe në procesin e riintegrimit të të dënuarve, pasi ata kanë kryer dënimin, apo në raste të tjera kur ata kthehen nga zonat e konfliktit.  

Së fundmi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan disponon faqen e saj ëeb në të cilën është i aksesueshëm “Programi i Transparencës” i cili ka si synim transparencën e veprimtarisë së punës së Prokurorisë nëpermjet pasqyrimit të detajuar të saj në faqen zyrtare www.pp.gol.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Gjithashtu disponon rrjetet sociale si Tëitter dhe Facebook. 

dita drejtesise4

dita drejtesise1

dita drejtesise2
dita drejtesise3