Media

Me datë 03/02/2022 Drejtuesi i Prokurorisë Z. Kreshnik Ajazi mori pjesë në takimin e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.
Gjatë këtij takimi u diskutuan fenomene shqetësuese si: Hot-spotet e shpërndarjes së drogës, shfrytëzimi i të miturve për lypje dhe dhuna në familje. Në fjalën e tij, ndër të tjera, Drejtuesi i Prokurorisë shprehu gadishmërinë për ndjekjen penale me përpikmëri të rasteve të tilla. 

Në përfundim të takimit u firmos nga të gjithë palët Marrëveshja e Bashkëpunimit për Vijimin e Funksionimit të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje (e rishikuar me VKM Nr. 327), kjo me qëllim bashkërendimin e punës ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për referimin e rasteve të dhunës në familje si dhe procedimin e tij, për mbështetje dhe rehabilitim të viktimave të dhunës. 

image-20220217095800-1

WhatsApp Image 2022-02-15 at 08.52.32

WhatsApp Image 2022-02-15 at 08.52.32 (1)