Media

Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Z. Kreshnik AJAZI mori pjesë në takimin e Këshillit Vendor të Sigurisë Publik, me temë “Llogaridhënia publike për vitin 2021”, më datë 24/05/2022.

Të pranishëm në këtë takim ishin: 

Kryetari i Bashkisë Elbasan Z. Gledian LLATJA 
Zëvëndës Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Z. Artur SELIMAJ

Qëllimi i këtij takimi ishte llogaridhënia dhe transparenca e kontributit të trekëndëshit Prokurori – Polici - Bashki në sigurinë publike. Diskutimi ishte në kuadër të gjetjeve, arritjeve dhe sfidave të  hasura gjatë implementimit të planit të veprimit të sigurisë publike. 

Fjala e Drejtuesit të Prokurorisë Z. Ajazi u fokusua mbi aktivitetet e ndërmarra nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan duke u bazuar në planin e veprimit të miratuar nga Këshilli Vendor i Sigurisë Publike dhe gjithashtu prezantoi një panoramë të përgjithshme të  punës së Prokurorisë gjatë vitit 2021 me në fokus kryesor krimin e organizuar dhe vrasjet gjatë vitit 2021, hotspotet në lidhje me shpërdarjen e narkotikëve dhe veprat penale që prekin më shumë femrat dhe të miturit, si viktima ashtu dhe ata në konflikt me ligjin. 

WhatsApp Image 2022-05-24 at 2.51.19 PM

WhatsApp Image 2022-05-24 at 2.51.19 PM (1)